Golden State Warriors kanë realizuar fitoren fitoren e radhës ndaj skuadrës mjaft të fortë të Minnesota Timberwolves me rezultat 125-101.
Klubi nga Oracle Arena nuk pati probleme ndaj Minnesotas duke shënuar plot 44 pikë vetëm në çerekun e tretë.
Më i miri në këtë takim ishte pa dyshim Klay Thompson me 28 pikë përcjellë në Stephen Curry me 22 pikë.
Gjithsej pikë dyshifrore shënuan gjashtë lojtarë te Golden State.
Pak më shumë probleme pati Bostoni ndaj Lakers në shtëpi, ku vendasit në TD Garden triumfuan me rezultat 107-96.
Në këtë takim shkëlqeu Aron Baynes me 21 p ikë, pasuar nga Kyrie Irving me 21 pikë.
Ingram me 18 pikë dhe Clarkson nga banka me 18 pikë ishin më të mirët në këtë takim për Lakers, kurse Lonzo Ball regjistroi katër bllokada, krahas 9 pikëve e 6 asistimeve.
Aktualisht Boston Celtics prinë në Konferencën Lindore me 10 fitore e 2 humbje, kurse Golden State vetëm sa po thellon diferencën në tabelë si kryesues në Konferencën Perëndimore. /Telegrafi/