Duket se kampioni aktual i NBA-së po marshon sigurt drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të botës.
Golden State Warriors ka arritur të triumfon edhe në takimin e dytë kundër Portland Trail Blazers në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.
Golden Staste fitoi me rezultat 110-99 edhe pse u mungoi basketbollisti kryesor i ekipit, Stephen Curry.
Klay Thompson shënoi 27 pikë, ndërsa Draymond Green kontribuoi me ‘double-double’ prej 17 pikëve dhe 14 kërcimeve, 7 asistime dhe katër bllokada.
Kurse te Portland u dallua me lojë të mirë Damien Lillard me 25 pikë.
Kujtojmë se ndeshja e tretë zhvillohet të shtunën, ndërsa pritet të rikthehet edhe Curry. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bpuGdkZ6ovU