Telegrafi

Golden State një fitore larg titullit të kampionit të NBA-së, Cleveland sërish mposhtet

during Game Three of the 2018 NBA Finals at Quicken Loans Arena on June 6, 2018 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë e finales së madhe të serisë së playoff në NBA.

Golden State Warriors është një fitore larg për të mbrojtur titullin e kampionit të fituar sezonin e kaluar.

Luftëtarët kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 110-102.

Dy çerekët e parë i takuan kalorësve dhe u krijua përshtypja se Clevalnd do të arrij te fitoja e parë, por kështu nuk mendoi Kevin Durant me bashkëlojtarë që në njëzet minutshin e dytë përmbysën rezultatin për të arritur te fitorja që i krijon komoditet.

Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers (Getty Images)

Kevin Durant ishte basketbollisti më efikas në këtë ndeshje duke realizuar ‘double-double’ në saje të 41 pikëve dhe 13 kërcimeve. Curry shënoi 11 pikë ndërsa Klay Thompson, JaVale McGee, Draymond Green dhe Jordan Bell, shënuan secili nga dhjetë pikë.

LeBron James arriti të bënte ‘triple-double’ në saje të 30 pikëve, 10 kërcimeve dhe 11 asistimeve dhe Kevin Love realizoi ‘double-double’ me 30 pikë dhe 13 kërcimesh ishin lojtarët më të mirë te Clevelandi, por që nuk mjaftuan për të pësuar edhe humbjen e tretë.

Warriors mund të shpallen kampion gjatë ditës së nesërme në rast se shënon fitore gjersa Cavs do të duhet të këndellen për të shpresuar trofeun e çmueshëm. /Telegrafi/