Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e radhës finale e serisë së “playoff” të Konferencës së Perëndimit.
Golden State Warriors për vitin e pestë rresht ka siguruar një vend në finalen e madhe të NBA-së dhe ka gjasa ta mbroj titullin e kampionit të fituar sezonin e kaluar.
“Luftëtarët” kanë shënuar edhe fitoren e katërt kundër skuadrës së Portland Trail Blazers me rezultat 119-117.
Western Conference Finals Champs ! pic.twitter.com/8SfVweJjmp
— Golden State Warriors (@warriors) May 21, 2019
Deri te fitorja vendimtare, kampionët në fuqi është dashur të djersiten shumë pasi që triumfuan vetëm pas kohës shtesë prej pesë minutave.
Stephen Curry ishte basketbollisti më i mirë në parket duke regjistruar “double-double” në saje të 37 pikëve dhe 13 kërcimeve ndërsa u ndihmua edhe nga Draymond Greeen, i cili regjistroi “triple-double” falë 18 pikëve, 14 kërcimeve dhe 11 asistimeve.
Te Blazers më i miri para shikuesve të vetë ishte Meyers Leonard me “double-double” prej 30 pikëve dhe 12 kërcimeve ndërsa Damian Lillard kishte 28 pikë ndërsa dy më pak i shtoi edhe CJ McCollum.
Pas kësaj Golden State do të duhet të pres për emrin e finalistët të tjerë, i cili do të del nga finalja e Lindjes, ku po takohen Toronto Raptors dhe Milwaukee Bucks. /Telegrafi/
https://youtu.be/TuE9PqCu6U0?t=4