Golden State Warriors ka arritur që të shënojë fitore ndaj Dallas Mavericks me rezultat 112-97 në Oracle Arena.
Në këtë takim llogaria ishte e hapur në pjesë të parë, kurse diferenca u bë në periudhën e tretë, aty ku zakonisht shkëlqen Golden State.
Më i miri ishte Kevin Durant me 36 pikë të shënuara, kurse Klay Thompson shtoi 25 pikë.
Më i miri te Dallasi ishte Dirk Nowitzki me 18 pikë dhe Harrison Barnes me 16 pikë.
Clevelandi ka mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 121 – 112, ku Kevin Love shkëlqeu me 28 pikë e 11 kërcime.
Kurse, LeBron James regjistroi triple double me 25 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime duke qenë protagonisht.
Golden State vazhdon të shpresojë për vendin e parë, pasi ka një fitore më pak se sa Houston Rockets që të premëtn mbrëma përballet me San Antonio Spurs.
Clevelandi vazhdon të ndjekë Bostonin në lindje teksa ka tri fitore më pak se sa liderët nga TD Garden. /Telegrafi/