Golden State Warriors ka shënuar fitoren e 14-të rresht në udhëtim duke mposhtur Chicagon me rezultat 119-112.
I pandalshëm ishte Klay Thompson me 38 pikë në këtë takim, ndihmuar nga Stephen Curry me 30 pikë dhe Durant me 19 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.
Te Chicago më i miri ishte Dunn me 16 pikë dhe Lopez me po aq pikë.
San Antonio Spurs ju fal performancës fantastike të Lamarcus Aldridge i cili realizoi 34 pikë për të mposhtur Brooklynin me rezultat 100-95.
Mills ishte i pandalshëm duke shtuar 25 pikë në këtë takim nga shtatë treshe prej tetë tentimeve, kurse Gasol realizoi double double prej 13 pikësh e 12 kërcimesh.
https://www.youtube.com/watch?v=2WV5V1xL6tg
Oklahoma City Thunder mposhti pa probleme Los Angeles Lakers me rezultat 114-90.
Në këtë takim Shkëlqeu Carmelo Anthony me 27 pikë, kurse i pandalshëm ishte Steven Adams që po ashtu realizoi 21 pikë e 10 kërcime.
Me këtë fitore Golden State vazhdon të tregojë se s’ka konkurrencë në NBA, kurse Spurs mbanë vendin e tretë që rrezikohet nga Minnesota.
/Telegrafi/