Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e pestë e serisë finale të “play-off” në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Golden State Warriors, kampioni në fuqi i NBA-së, ka arritur të sigurojë fitoren e dytë kundrejt tri humbjeve kundër Toronto Raptors.
“Luftëtarët” triumfuan si mysafir i skuadrës kanadeze në palestrën Scotiabank me një pikë epërsi, 106:105.
#NBAFinals Game 5 @TangerineHoops highlights
Watch: https://t.co/GcRqjzRqIM pic.twitter.com/ahQcwg4GEX
— Toronto Raptors (@Raptors) June 11, 2019
Në çerekun e parë skuadra e udhëhequr nga Steve Kerr krijuan epërsi prej gjashtë pikëve gjersa në të dytën, përkatësisht i treti përfundoi me rezultat të barabartë. Toronto në periudhën e fundit u munduan ta përmbysin rezultatin, por nuk ia arritën dot dhe pësuan humbje të hidhur para publikut të vetë.
Stephen Curry ishte më i miri në parket duke realizuar 31 pikë gjersa pesë më pak i shtoi Klay Thompson. I rikthyeri pas një lëndimi, Kevin Durant shtoi 11 pikë.
“Still alive.” pic.twitter.com/HmSHycSGa6
— Golden State Warriors (@warriors) June 11, 2019
Te Raptors më së shumti u dallua Kawhi Leonard, i cili regjistroi “double-double” në saje të 26 pikëve dhe 12 kërcimeve. Kyle Lowry realizoi 18 pikë ndërsa një më pak shtoi Marc Gasol.
Ndryshe, takimi i gjashtë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 14 qershor (e premte), rreth orës 03:00 dhe ekipi që siguron katër fitore, do të shpallet kampion i NBA-së. /Telegrafi/
https://youtu.be/C1nT2xN7cwo?t=5