Golden State Warriors e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë të finaleve të NBA kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 132-113.
Në këtë mënyrë, ata kanë vënë edhe rekord për më së shumti fitore radhazi në ‘play-off’, 14 sosh. Për më shumë kanë kaluar rekordin e Cavs dhe atë të L.A. Lakers.
Warriors e nisën fuqishëm përballjen duke e fituar çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi (40:34). Ata stagnuan në fraksionin e dytë dhe në këtë pjesëlojë shënuan tri pikë më pak se kundërshtari. Ashtu që shkuan në pushim me rezultat 67-64.
Në çerekun e tretë, Golden State shënoi 35 pikë, kundrejt 24 të Cavaliers, ndërsa edhe në çerekun e katërt Warriors ia dolën të shënonin më shumë pikë se finalisti tjetër (30:25) për ta fituar ndeshjen.
Golden State është vështirë të ndalet këtë sezon dhe ka nevojë edhe për dy fitore që të shpallet kampion i NBA.
Rikujtojmë se ky është sezoni i tretë radhazi që Cavaliers dhe Warriors luajnë në finale të NBA. Në vitin 2015 triumfoi Golden State, ndërsa në vitin 2016, Clevelandi fitoi titullin e parë më histori.
Më poshtë janë statistikat e lojtarëve të Golden State:
Kevin Durant – 33p/13r/6a/3s/5b
Stephen Curry – 32p/10r/11a
Klay Thompson – 22p/7r
Draymond Green – 12p/6r/6a
Ian Clark – 10p/2r/2a
Shaun Livingston – 10p
/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ch6bq6c_OOQ