Në ligën më të fortë të basketbollit në botë janë zhvilluar gjatë mbrëmjes së kaluar vetëm tre takime.
Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors para shikuesve të vetë në Oracle Arena kanë arritur fitoren e 12 sezonale.
Viktimë e ‘luftëtarëve’ kësaj radhe ishin Atlanta Hawks, të cilët pësuan humbje me shtatë pikë diferencë, 110-103.
I mjaftuan vetëm dy çerekët e fundit vendasve që arrijnë deri tek fitorja që e mbajnë në kreun e Konferencës Perëndimore.
Basketbollisti më efikas te Warriors ishte Kevin Durant, i cili realizoi 29 pikë ndërsa pesë më pak i shënoi Klay Thompson. Stephen Curry shkaku i një lëndimi të vogël nuk u paraqit për asnjë minutë në ndeshe.
Te mysafirët me lojë të mirë u dalluan Taurean Prince me 22 pikë gjersa Kent Bazemore shtoi 18 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.
Pas kësaj, Golden State kanë bilanc prej 12 fitoreve dhe tre humbjeve ndërsa për Hawks kjo ishte humbja e 11 kundrejt tri triumfeve.
Në takimin e radhës kampioni do të takohet me Houston Rockets, në anën tjetër Denver Nuggets do të luajnë kundër Atlanta Hawks. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Denver Nuggets 99-109 Houston Rockets
https://youtu.be/3xadR7WCIAM
Cleveland Cavaliers 113-89 Charlotte Hornets