Mbrëmë është zhvilluar edhe ndeshja e dytë e serisë finale të “playoff” të Konferencës Perëndimore.
Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar edhe fitoren e dytë kundër Portland Trail Blazers.
“Luftëtarët” ishin në disavantazh prej 17 pikëve para shikuesve të vetë në palestrën Oracle Arena, por që në fund triumfuan me rezultat 114-111.
🗣LET'S GO#DubNation pic.twitter.com/QOE8W9tdox
— Golden State Warriors (@warriors) May 17, 2019
Sptehen Curry po vazhdon të shkëlqej edhe në këtë periudhë duke realizuar 37 pikë gjersa Klay Thompson shtoi 24 sosh. Theksojmë se Kevin Durant ende nuk është shëruar nga një lëndim i marrë ditë më parë.
Ndërkohë, më i miri në parket te mysafirët ishte Damian Llilard me 23 pikë gjersa një pak e shtoi CJ McCollum.
Ndryshe, tash seria bartet në qytetin e Portlandit teksa takimi i tretë do të zhvillohet më 19 maj (e diele). /Telegrafi/