Golden State Warriors e ka fituar gjysmëfinalen e parë të konferencës perëndimore ndaj Utah Jazz para tifozëve në Oracle Arena me rezultat 106-94.
Ishte kjo një performancë e nivelizuar e të dyja skuadrave, por ku epërsinë për herë e pati Golden State.
Madje, epërsia më e lartë shkoi edhe në 21 pikë, por mysafirët nga Utah u rikthyen për të tentuar një rikthim, por nuk ja dolën.
Më i miri ishte Stephen Curry me 22 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, pasuar nga Klay Thompson me 15 pikë dhe Kevin Durant me 17 pikë.
Te Utah shënoi vetëm 12 pikë ylli Hayëards, kurse Gobert shtoi 13 pikë të tjera dhe 8 kërcime duke dominuar nën kosh.
Golden State kështu krijoi epërsinë e parë ndaj Utah Jazz duke avancuar 1-0 në seri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zz8hp6mtTzo