Site icon Telegrafi

Golden State me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e tretë kundër Torontos

Klay Thompson dhe Kevin Durant (Foto by Jason Miller/Getty Images/Guliver)

Kevin Durant nuk do të jetë gati për të ndihmuar shokët në ndeshjen e tretë të finales së NBA-s.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors presin në palestrën Oracle Arena skuadrën e Toronto Raptors, ku secila skuadër deri më tani ka nga një fitore në fazën finale të “play-off”.

Një prej basketbollistëve më të mirë të ligës amerikane të basketbollit nuk ka qenë në gjendje që të shërohet plotësisht dhe nuk do të luajë në takimin e radhës në Oakland.

Kevin Durant dhe Klay Thompson (Foto by Tim Warner/Getty Images/Guliver)

Por, kjo nuk është e tëra pasi “Luftëtarët” pritet që mos ta kenë as ndihmën e lojtarit, Klay Thompson, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e tretë.

“Ne do të vendosim para fillimit të lojës. Për mua personalisht, vështirë se mund ta imagjinoj se nuk do të luaj. Shpresoj që të jem i gatshëm”, tha para mediave, Thompson.

Ndryshe, ndeshja e radhës mes këtyre skuadrave do të zhvillohet gjatë orëve të para të ditës së enjte (rreth orës 03:00) dhe ekipi që arrin katër fitore, do të shpallet kampion. /Telegrafi/

Exit mobile version