Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Nënkampioni ka arritur edhe një fitore në kuadër të Konferencës Perëndimore për të ruajtur primatin në renditjen tabelore.
Golden State Warriors ka triumfuar kundër Denver Nuggets me rezultat 127:119, transmeton Telegrafi.
Draymond Green ishte basketbollisti që shkëlqeu me ‘triple-double’ në saje të 15 pikëve, 13 asistimeve dhe 10 kërcimeve. Klay Thompson kontribuoi me 25 pikë për Warriors, derisa Stephen Curry mbylli takimin me 22 pikë.
Në anën tjetër te skuadra e Denverit basketbollistët më efikas ishin Nikola Jokic dhe Wilson Chandler, ku secili realizoi nga 21 pikë.
Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 30 fitoreve dhe pesë humbjeve ndërsa Denver ka regjistruar humbjen e njëzet kundrejt 14 fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Oklahoma City Thunder 94:98 Milwakee Bucks
New Orleans Pelicans 82:90 Cleveland Cavaliers
Utah Jazz 101:89 Brooklyn Nets
Orlando Magic 115:103 New York Knicks
Charlotte Hornets 111:118 Chicago Bulls
Washington Wizards 91:101 Houston Rockets
Phoenix Suns 98:109 Los Angeles Clippers