Telegrafi

Golden Retriever u bë hit për shkak të reagimit ndaj serialit Ozark

Seriali hit i Netlfix, Ozark ka çmendur shumë njerëz dhe disa nga fansat besnikë të tij përfshijnë disa kafshë shtëpiake.

Golden Retriever po e pret me kaq ankth serialin sa për shkak të reagimit të tij ndaj episodit të 3-të të sezonit të ri të 4-të, ai u bë viral.

Profili i Enzo Potato në TikTok regjistroi reagimin e një qeni të shtrirë pranë pronarit në shtrat, të gozhduar në televizor.

Qeni i kishte ngulur sytë ekranit televiziv, duke pritur të shohë se çfarë do të ndodhë. Komploti i tij duket aq interesant dhe i tensionuar sa as që i ka rënë syri.

Shumë fansa të serialit janë pajtuar që pikërisht kështu duken teksa shohin episodet e reja. /Telegrafi/

@enzotopato This dog… ? #ozark #goldenretriever #dog #fyp #foryourpage ♬ original sound – Enzo Potato