Sa herë e vononi alarmin në mëngjes dhe nuk dëshironi të dilni nga shtrati i ngrohtë?
E njëjta gjë vlen edhe për Lunën e lezetshme, një qenush i artë retriever, i cili gjithmonë mendon se të qëndrosh në shtrat dhe të shtrihesh gjatë gjithë ditës është një ide e mirë.
Videoja e qenushit u publikua në TikTok dhe u bë virale. Pronarët u përpoqën ta ngrinin Lunën, madje ia hoqën edhe batanijen, por ajo nuk pranoi të lëvizte.
Për më tepër, ajo filloi të tundte putrat si për t’u thënë që ta linin të qetë.
Videoja ka mbledhur mijëra pëlqime dhe shumë janë identifikuar me Lunën. “Unë reagoj në të njëjtën mënyrë kur nëna ime më bën të zgjohem në fundjavë”, “Kam nevojë për një qen të tillë”, komentuan ata. /Telegrafi/
@kayvlas Luna ? #dogsofttiktok #puppylove #goldenretriever #puppylove #fyp #viral ♬ time fo scoo – braden?