Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 56:63 (16:17, 5:15, 15:19, 20:12), në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës.
Në çerekun e parë, mysafirët e nisën më mirë, duke pasur epërsi konstante, ku më e larta shkoi në gjashtë pikë, 9:15, por vendasit u rikthyen shpejt, duke e përfunduar këtë pjesë 16:17.
Megjithatë, në periudhën e dytë, therandasit ishin më të mirë, derisa kuqezinjtë për dhjetë minuta shënuan vetëm 5 pikë karshi 15 nga mysafirët, që shkuan në pushim me rezultat 21:32.
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë për të triumfuar në fund 56:63.
Myeron Jones ishte më i miri te kuqezinjtë me 17 pikë, derisa 17 pikë te therandasit realizoi Jalen Nesbitt.
Vëllaznimi vazhdon të jetë në vendin e pestë me tetë fitore e 11 humbje, derisa Ylli ka 11 fitore e tetë humbje./Telegrafi/