Pija energjike “Golden Eagle” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke shitur mesatarisht 6 kanaçe në vetëm 1 sekondë.
Përtej shifrave mbresëlënëse, ky sukses është një dëshmi e fortë e lidhjes unike që Golden Eagle ka ndërtuar me konsumatorët e saj.
Nuk është thjesht një pije energjike, është një simbol i besimit, cilësisë dhe energjisë që e bën çdo kanaçe një përvojë të veçantë për konsumatorët. Shifra e shitjeve, 6 kanaçe për sekondë, tregon jo vetëm për popullaritetin e produktit, por edhe për përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe kënaqësisë së konsumatorit.
Suksesi i Golden Eagle nuk ndalet vetëm në tregun lokal; ai ka kaluar kufijtë dhe është zgjeruar në mbi 30 vende të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Slloveninë, Bullgarinë, Italinë, Zvicrën, Gjermaninë, Suedinë, Anglinë, Belgjikën, Holandën, Bullgarinë, Çekinë, Austrinë, Luksemburgun, Francën, Greqinë, Finlandën, Kuvaitin, Irakun, Libinë, Kamerunin, SHBA, Australinë, Ukrainën, dhe shumë vende të tjera.
Me çdo treg të ri ku hyn, Golden Eagle sjell jo vetëm një pije të fuqishme energjike, por edhe një frymë të re energjie dhe vitaliteti që reflekton filozofinë e tij.
Duke eksportuar në më shumë se 30 vende, Golden Eagle ka treguar se nuk ka kufij për suksesin e tij. Ky brend është bërë një simbol i suksesit shqiptar në tregun ndërkombëtar, duke sjellë energjinë dhe inovacionin shqiptar në çdo cep të globit.
Pavarësisht nga distanca dhe kultura, Golden Eagle ka arritur të ndërtojë një lidhje të veçantë me konsumatorët e tij kudo që shkon, duke mbajtur gjithmonë të njëjtën cilësi të lartë dhe përkushtim ndaj konsumatorit.
Kjo që dëshmon që ky brend është në rritje të vazhdueshme.