Pija energjike Golden Eagle e prodhuar në Kosovë është storje suksesi për të gjithë kosovarët.
Golden Eagle e cila plotëson standardet ndërkombëtare për cilësi ka arritur të shtrihet në shumë vende të botës, e posaçërisht në vendet ballkanike duke u bërë pija energjike më e shitur në ballkan.
Gjatë vitit 2016, Golden Eagle është shitur mbi 40 milionë njësi, duke u radhitur lider në tregun kosovarë. Përpos vendeve ballkanike, Golden Eagle është prezent gjithashtu edhe në 20 shtete të Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Kompania “FRUTEX”, prodhuese e pijes energjike Golden Eagle, është shpallur “Top Eksportues” për vitit 2015.