Telegrafi

Golden Eagle në 25 shtete nga sot edhe në Maurituani

Vitit 2017 ka filluar suksesshëm për kompaninë “Frutex” nga Suhareka, kjo kompani e cila merret me prodhimin e pijeve energjike Golden Eagle dhe lëngjeve Relax, para dy javësh ka bërë eksportit e parë për në shtetin e Irakut, ndërsa sot (e mëkurë) nisi edhe një tjetër kontingjent për shtetin e Maurituanisë, i cili gjendet në kontinentin e Afrikës.

Me nisjen e këtij kontingjenti, Maurituania bëhet shtetit i 25, ku Golden Eagle, po gjen treg.

Sot produktet e kompanisë janë prezent në shumë vende të Evropës, Afrikës dhe të Azisë.

Gjatë vitit 2016, Kompania “Frutex” ka pasur 297 eksporte duke u radhitur si eksportuesi më i suksesshëm në Kosovë. /Telegrafi/