Frutex njofton se ka lëshuar në përdorim linjën më të madhe prodhuese të pijes energjike Golden Eagle në Ballkan.
Sipas kompanisë, linjës aktuale i është shtuar kapaciteti i prodhimit prej 50 mijë copë në orë.
“Kompania Frutex ka lëshuar në funksion linjën e prodhimit të pijes energjike Golden Eagle me një kapacitet prej 50,000 copë në orë, duke i shtuar linjën aktuale kapaciteti i prodhimit të Golden Eagle shkon në 66,000 copë në orë, që e bënë këtë linjën më të madhe në Ballkan për prodhimin e pijeve energjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/