Telegrafi

Gold HTC One arrin në Evropë

Gold HTC One tani mund të blihet tek operatori mobil O2 në Gjermani, ndërsa kjo është e mundur vetëm me kontratë dy vjeçare, me çmim fillestar prej 1 euro dhe kontratë mujore prej 40 euro në muaj për dy vjet.

Modeli i artë i telefonit – Gold HTC One posedon karakteristika të njëjta sikurse modelet e njëjta në ngjyra të ndryshme, ose procesorin quad core në 1.7GHz Snapdragon 600 dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Gold HTC One përfshijnë edhe ekranin me 4.7 inç në high definition me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe opsionin e memories me 32GB ose 64GB. / Telegrafi /