Ditë më parë Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, në një komunikatë për media, njoftoi këngëtarët shqiptarë se nuk do të mund të këndojnë më në këtë shtet pa u paisur me viza pune.
Për të mos u ndëshkuar me ndonjë masë të rreptë ndëshkimi apo të humbasin përfitimet nga këto mbrëmje, këngëtarëve shqiptar do t’u duhet që sa më shpejt të paisen me dokumentat përkatëse.
Gold Ag ka qenë ndër ata që ka vepruar shpejt për të mos humbur sezonin e koncerteve atje duke u paisur menjëherë me vizën e re të punës.
Rep artisti u ka bërë thirje edhe kolegëve të tij që të lajmërohen dhe të udhëtojnë e këndojnë pa ndonjë problem në Zvicër. /Telegrafi/