Telegrafi

Gold Ag zbulon tekstin e këngës së re për Ramazan

Gold Ag kohë më parë ka paralajmëruar se gjatë muajit të Ramazanit do të vijë me një projekt muzikor.

Kënga është në bashkëpunim me këngëtarin Duli dhe do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ky muaj është afër reperi i njohur ka nisur me realizimin e saj dhe për publikun ka zbuluar një pjesë të tekstit.

“Zoti s’na krijoi per tjeter po veç ta adhurojm’
Por ka shume prej njerzve qe thon na se besojm …
Po perderisa e permendin ata e dine qe ekziston
Zoti s’ka nevoj per ty po ti ki per Zotin tond”

Kujtojmë se vitin e kaluar gjatë muajit të Ramazanit, artisti kishte ndërprerë çdo aktivitet muzikor./Telegraf