Telegrafi

Gold AG uron të birin në Ditën e Fëmijëve: Dhuratë që nuk blihet me para

Foto: Screenshot/Instagram

Sot më 1 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Kjo pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Një postim lidhur me këtë e ka bërë edhe reperi shqiptar, Gold AG, të cilin ia ka dedikuar të birit, Guerilit.

Ai ka shpërndarë një fotografi të djalit në Instagram dhe thotë se është një dhuratë që nuk blihet me para.

Lexo po ashtu Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Capital T: Duhet t’i duam e t’i mbrojmë sepse janë e ardhmja jonë

“Dhuratë që nuk blihet me para. Çdo ditë është dita jote bir”, u shpreh ai.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet në pjesën për komente, të cilët e kanë uruar Guerilin.

Ky i fundit erdhi në jetë më 28 nëntor të vitit 2020 nga romanca me doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodra. /Telegrafi/