Telegrafi

Gold AG uron nënën për ditëlindje: Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin

Foto: Instagram

Reperi nga Presheva, Gold AG, të shtunën e kaluar (28 Nëntor) u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, doktoresha e estetikës Ermira Shkodra, mirëpritën djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Artisti shqiptar së fundmi tregoi se ditën e sotme (e mërkurë) ka ditëlindjen nëna e tij, së cilës ia ka bërë një dedikim përmes një postimi të ndarë në InstaStory.

Foto: InstaStory

Duke theksuar fjalët më të mira për të ëmën, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se dhurata më e mirë këtë vit për të është nipi.

Lexo po ashtu Gold AG flet pasi u bë baba për herë të parë: Gueril ti më bëre baba e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi

“Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paqim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar ai.

Gold AG dhe Ermira ndërkohë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë këtij viti, ndonëse nuk organizuan një ceremoni për shkak të situatës me COVID-19. /Telegrafi/