Ditën e sotme (e hënë) shënohet një festë e rëndësishme për gjithë shqiptarët, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Megjithatë, për Gold AG është nje festë e dyfishtë pasi kremton ditëlindjen djali i tij, Guerili, që lindi më 28 nëntor 2020.
Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga i ati, i cili ka ndarë një imazh në rrjete sociale të të birit të veshur me motive kombëtare.
“Urime ditëlindjen shpirti i babit, jetofsh sa vet Shqipëria”, ka shkruar ai.
Guerili ka mbushur plot dy vjet, gjersa reperi nga Presheva është baba edhe i një djali tjetër.
I njëjti u bë baba për herë të dytë në shtator të këtij viti, të një djali të quajtur Front.
Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodrën, në prill të 2020. /Telegrafi/