Rep-artisti me prejardhje nga Presheva, Gold Ag, është bërë mjaft i komentuar kohëve të fundit.
Kjo, për shkak të martesë së tij me Ermira Shkodrën, prej së cilës ceremoni publikuan imazhe nga më të ndryshmet.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai është shfaqur duke drekuar së bashku me bashkëshorten e tij.
Reperi është shfaqur me një bluza të bardhë, ndërsa Ermira me ngjyrë ‘nude’, ndërsa për aksesorë ka vendosur një palë syze.
Përndryshe, çifti i njohur dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë gjatë muajit të kaluar.
Pas kësaj, ata nuk i kanë kursyer postimet ku shihen në shumicën e rasteve së bashku. /Telegrafi/