Gold AG e ka gati projektin e ri muzikor që do të shpaloset para fansave të tij në ditët në vijim.
Në një prononcim për Telegrafin, Arian Agushi ka njoftuar se kënga titullohet “Lidhjet farefisnore” dhe do të vijë e kompletuar me videoklip.
Si gjithmonë, për tekstin është kujdesur vet reperi, ndërsa muzika është realizuar nga Ervin Gonxhi.
Xhirimet e klipit janë bërë në Berat, kurse pas tyre qëndron produksioni Imagine Films.
“Lidhjet farefisnore” është një këngë që ngërthen elemente patriotike.
“Omelsina” është një prej këngëve të fundit, të cilën Goldi e ka publikuar në fillim të muajit shtator.
Kjo këngë padyshim se është pëlqyer nga fansat e tij dhe aktualisht numëron një milion e gjysmë shikime në YouTube. /Telegrafi/