Reperi i njohur Gold Ag ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri me titull “E kam emrin preshevar”.
Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, një fotografi ku ka bërë të ditur fansat se si do të duket një nga skenat e klipit.
Reperi gjithashtu ka bërë të ditur edhe datë e lansimit të këtij projekti, që do të jetë më 26 nëntor, këtë të shtunë.
Ky projekt do të jetë me elemente patriotike, gjersa do të publikohet në prag të festës së flamurit. /Telegrafi/