Reperi i njohur shqiptar, Gold AG ditën e sotme (e mërkurë) ka udhëtuar për në Hagë.
Atje reperi nga Presheva është takuar me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe ish-udhëheqësin e OVL e UÇK-së, Nasim Hardinajn.
Kështu ka bërë të ditur vet reperi i cili ka publikuar dy fotografi nga Haga, ndërsa në një shkrim të gjatë u shpreh se secili nga ta ka dërguar të fala për popullin.
Më poshtë postimi i plotë i Gold AG:
Sot së bashku me vëllaun tim ishim në vizitë te luani i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy zemër luanët e UÇK-së, presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli.
Të fala të gjithëve andej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri-tjetrit.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.
Liria ka emër
/Telegrafi/