Telegrafi

Gold AG i solli dhuratë të veçantë Shyhrete Behlulit nga Medina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli dhe reperi Gold AG kanë realizuar disa duete së bashku.

Këngët e tyre janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, teksa dyshja duket se ruajnë një raport shumë miqësor mes vete.

Gold AG pak ditë më parë ishte për vizitë në vendin e shenjtë, në Medinë, teksa duket të jetë kujdesur që nga ky vend të sjellë edhe dhurata.

Lexo po ashtu Gold AG i reagon personit që komentoi negativisht mjekrën e tij: Këmbët e mia janë më të pastra se fytyra jote

Një të tillë ia ka bërë edhe koleges së tij, këngëtares Shyhrete Behluli, e cila dhuratën në fjalë nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku ka treguar dhuratën e marrë nga Goldi, e cila mban edhe emrin e saj.

Foto: Shyhrete Behluli/InstaStory

“Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, ka shkruar Behluli në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, “Dashnia e nanës”, “Motër e vëlla”, “Gurbetqari” mbajnë emrat tri duetet që Gold AG dhe Shyhrete behluli kanë sjellë për publikun. /Telegrafi/