Telegrafi

Gold Ag me set të ri, foto ekskluzive (Foto)

Gold Ag ka realizuar një set të ri fotografik.

Reperi i njohur ka pozuar para aparatit të fotografit të njohur Avni Selmani.

Ky set i paraprin projektit të ri muzikor që artisti e ka realizuar në bashkëpunim me reperin Duda, xhirimet e videoklipit të së cilit tashmë kanë përfunduar dhe pritet të publikohet së shpejti.

Ditën e djeshme Telegrafi raportoi se Ariani veç si artisti më aktiv shqiptar me prurje të reja muzikore dhe më i kërkuari në koncerte brenda dhe jashtë vendit, është reperi me “Fan Page” më të madh me më shumë se 800 mijë “ndjekës”, të cilët padyshim se kanë merituar imazhe të reja nga reperi i tyre i preferuar./Telegrafi/