Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gold AG, vazhdon të jetë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore.
Ndonëse deri më tani u ka kënduar personaliteteve të shumta, ai këtë herë do ia dedikojë një këngë heroit legjendar, Adem Jashari.
Ai ka hedhur një fotografi në Instagram, pranë bustit të tij të ri duke njoftuar se më 27 nëntor vjen kënga që quhet “Adem Jashari”.
“27 Nëntor Adem Jashari”, ka shkruar krahas imazhit reperi nga Presheva.
Përveç këtij projekti, ai gjithashtu javë më pari bëri të ditur se po vjen në bashkëpunim me grupin “Fisnikët”, megjithëse nuk zbuloi detaje të tjera.
“Tetova e Dardana”, “Suhareka”, “Mirupafshim oj Medine”, “Letra e Babës”, janë disa nga këngët e Gold AG të lansuara përgjatë këtij viti.
Veç tjerash, Ariani ka qenë tejet prezent në koncerte e ahengje të ndryshme muzikore këtë verë. /Telegrafi/