Gjatë ditës së sotme u raportua për një sulm në veturën e reperit të njohur Gold Ag, duke u vënë në pikëpytje nëse ishte vetë reperi caku për t’u sulmuar.
I kontaktuar nga Telegrafi Ariani konfirmoi se vetura e tij është thyer duke mohuar se qëllimi ishte sulmi ndaj tij.
“Sulmi nuk kishte të bëjë me mua, vetura u thye nga hajdutët që për qëllim kishin vjedhjen”, ka thënë reperi, i cili tashmë ka dhënë deklaratën në polici dhe qështja është në duart e tyre.
Megjithëse vetura është thyer dhe i mungojnë gomat, reperi duke qeshur shtoj se atij nuk i kanë shkaktuar asnjë dëm sepse vetura është e siguruar ‘full casco”.
Rasti ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa çdo gjë është kapur nga kamerat e sigurisë./Telegrafi/