Gjykata franceze me seli në Colmar sërish ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Ky vendim është shtyrë për herë të dytë dhe kësaj radhe, vendimi pritet të merret më 6 prill.
E në mbrojte të liderit të AAK-së kanë dalë shumë artistë të njohur shqiptarë, transmeton Telegrafi.
Një prej tyre është edhe reperi i njohur Gold AG, i cili që nga fillimi ka dal në mbrojte të Ramushit.
‘Lufta e drejtë nuk mposhtet nga padrejtësitë e askujt. Me ty Ramush Haradinaj’, ka shkruar reperi në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, reperi dje solli këngën e re të titulluar ‘Në Dukagjin’, i cili deri më tani ka marrë mbi 151 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/