Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Zahaq të Pejës.
I vrari është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i Ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Vrasjen e vëllait të tij e konfirmoi edhe vet Ibrahim Kelmendi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku mallkonte vrasësit.
“Dorë e zgjatur vrastare e Serbisë, mallkimi dhe turpi ju mbulofshin”, shkroi Ibrahim Kelmendi në Facebook.
Ndërkohë lidhur me ekzekutimin makabër të tij pati reagime edhe nga krerët e shtetit, gjersa nuk munguan reagimet edhe nga estrada.
Reperi i njohur, Gold AG, ndau me fansat e tij në Facebook një fotografi të të ndjerit, në përshkrimin e së cilës shkruante se në rrethanat që vrasjet e tilla zhvillohen, rinia e Kosovës e ka problem të rritet.
“Aty ku trimat vriten e frikacakët shiten, e kanë problem rinia të rriten. Zoti të mëshiroftë trim”, kanë qenë fjalët e reperit.
I njëjti ka publikuar para një jave publikoi për fansat këngën e tij më të fundit “Sokoli”. /Telegrafi/