Një 35-vjeçare nga Lipjani është vrarë ditën e sotme (e mërkurë) në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gruaja me inicialet H.M. dyshohet se u vra në oborrin para Klinikës së Gjinekologjisë derisa kishte dalë për të blerë gjësende.
Për rastin tronditës pati reagime të shumta e në mesin e tyre një të tillë e bëri edhe artisti shqiptar, Gold AG.
“Në një vend ku rruga e Zotit lëshohet, askush mos të çuditet më vonë se çka bëhet”, ka shkruar ai.
“O Zoti im kënaqe atë nënë me fëmijën e saj në Xhenet”, vazhdoi tutje këngëtari nga Presheva.
Gruaja shtatzënë, e cila humbi jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.
Për tashmë të ndjerën u raportua se ishte në proces të divorcit. /Telegrafi/