Telegrafi

Gold AG reagon pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj: S’ka gjyq që më gjykon

Foto: Gold AG/Instagram

Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë një vendim të papritur të premten pasdite.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke qenë se është ftuar sërish nga Gjykata Speciale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale nga figurat publike.

Reperi Gold AG, i cili njihet për miqësinë e tij të mirë me Ramushin, ka reaguar lidhur me këtë vendim të tij.

Ai ka publikuar në Facebook dhe Instagram këngën e tij “Ska gjyq që më gjykon”, referuar faktit se tash e sa herë Haradinaj ftohet në Hagë, ndonëse disa herë është shpallur i pafajshëm.

I njëjti, para dy vitesh ishte nderuar m mirënjohjen e heroti të kombit “Shkëlzen Haradinaj”, nga familja Haradinaj në Gllogjan. /Telegrafi/