Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gold AG, këto ditë ka qenë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.
Kjo pas një deklarate që kishte bërë të shtunën në emisionin “Shiko kush Luan”, teksa sqaroi ‘sherrin’ me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna.
Megjithatë, artisti ka reaguar sërish duke treguar se nuk e ka fyer pasi tashmë është një nënë dhe se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.
“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë”.
“Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.
Lidhur me këtë, deri më tani nuk ka reaguar këngëtarja nga Maqedonia.
Gold AG ndërkohë dje lansoi projektin e ri muzikor “Nuse” në bashkëpunim me artistin Mërgim Mjeku. /Telegrafi/