Kuvendi i Kosovës sot (e enjte) do të mbajë seancën e radhës.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës, që përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.
Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por deri më tani ato nuk janë lejuar me Kodin Civil dhe Ligji për familjen.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, disa prej të cilëve janë pajtuar që të votohet e kishte edhe nga të tjerët që dolën kundër.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe reperi Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG.
“Kush e voton së pari vet le ta provon”, tha ai.
Ndërkohë, pritet të shihet ditën e sotme se çfarë do të ndodhë më konkretisht. /Telegrafi/