Deklarata e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj kundrejt ambasadorit amerikan, Greg Delawie bëri shumë bujë në media.
Ai e quajti atë “palaço”, dhe si rrjedhojë pati reagime të shumta nga krerët më të lartë të shtetit, të cilët e dënuan një gjuhë të tillë.
Reagime duket se ka pasur edhe nga estrada, dhe ka qenë pikërisht reperi Gold AG, ai i cili ka publikuar në Facebook një status dedikuar Nasim Haradinajt.
Reperi shkruan se në vend që të ofendojmë aleatin që kurrë nuk e kemi pasur zakon, do të duhej ta falënderonim atë.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Për ambasadorin …
Asnjëherë nuk e kemi pas zakon ta ofendojmë aleatin ose mikun e shtëpisë.Amerikës duhet ti jemi falenderues për përkrahjen në vite. Ofendimi për ambasadorin Greg Delawie është një gabim që meriton kërkim falje nga ai që e bëri.Lufta e UÇK-së u përkrah nga shtetet e bashkuara të Amerikës,andaj gabimet e tilla nuk duhet të bëhen në të ardhmen se mund ta pësojmë keq.”, ka shkruar Gold AG. /Telegrafi/