Telegrafi

Gold AG publikon klipin e këngës “Sokoli”

Në prag të Pavarësisë së Kosovës, reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, publikoi projektin e ri muzikor.

Ashtu siç e paralajmëroi, këtë këngë ia dedikoi dëshmorit të kombit, Naim Bekës me titullin “Sokoli”.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa paraqitja e reperit në një kali iu përshtatet më së miri historisë që rrëfen përmes tekstit.

Gold AG (Foto: YouTube)

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet artisti, ndërsa orkestrimin e ka bërë Wirusi.

Lexo po ashtu Gold AG me këngë të re në Ditën e Pavarësisë

Videoklipi në të cilin bëri një përmbledhje mjaft të mirë rreth dëshmorit dhe historisë së tij i është besuar produksionit “M Production”.

Kënga është publikuar edhe në kanalin zyrtar të Gold AG në YouTube dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme.

Më 25 tetor 1999, luftëtari i paepur i lirisë, Naim Beka, ka rënë në krye të detyrës, në fshatin Doganaj të Kaçanikut, me bashkëluftëtarët e tij të ngushtë, Avni Shehu dhe Agim Matoshi. /Telegrafi/