Gold Ag është një ndër reperët e vetëm shqiptar që i kushton vargje patriotëve dhe dëshmorëve të luftës.
Këngëtari këtë gjë e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale, ku është mjaft aktive me imazhe dhe mesazhe të ndryshme.
Arian Agushi ka paralajmëruar se gjatë muajit të ardhshëm se do të sjell disa këngë të reja që ia ka dedikuar heroizmave të dëshmorëve.
“Prilli me plot këngë dëshmorësh. Super hite të zemrës”, ka shkruar këngëtari në llogarinë personale në Instagram.
“Nënat shqiptare” është kënga e fundit që e solli reperi në bashkëpunim me Shemin, ku deri më tani është shikuar rreth një milion herë në YouTube. /Telegrafi/