Telegrafi

Gold AG porosi Serbisë: Tash nuk vdes prej plumbi, por ki me vdek prej frike

Foto: Gold AG/Instagram

Gold AG ka reaguar në lidhje me ngjarjes e së martës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas medieve serbe, zëvendësdrejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Zlatan Elek bëri të ditur se një ish-pjesëtar i policisë serbe ka vdekur në Leposaviq nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Gjatë ditës së djeshme në Kosovë u arrestuan 40 persona dhe ndodhën 30 aksidente trafiku

Ndërkohë mediat vendore kanë raportuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të aksionit të policisë.

Pas këtyre raportimeve, reperi i njohur Gold AG ka reaguar përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka publikuar titullin e lajmin, në të cilin raportohej vdekja e ish-policit serb, ndërsa në mbishkrimin e saj kishte një porosi për shtetin serb.

“Eh moj serbi u fute kur u fute, Se tash s’vdes prej plumbi por ki me vdek prej frike”, ka shkruar Gold AG në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Gold AG/InstaStory