Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka treguar së fundmi se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ai së bashku me gruan e tij, Ermirën, janë duke kaluar disa ditë joproduktive larg aktiviteteve të përditshme në Belek të Turqisë.
Dyshja të cilët janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, kanë ndarë me ndjekësit disa imazhe nga çastet e bukura që po kalojnë së bashku.
Në një nga imazhet e fundit, çifti kanë pozuar së bashku në një ‘selfie’, ku duken shumë të lumtur në prani të njëri-tjetrit.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të këtij viti, në një ceremoni private.
Gold AG ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, por jo e njëjta ka ndodhur edhe me koncerte, shkaku i masave preventive për pandeminë globale coronavirus. /Telegrafi/