Sot (e enjte) lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është liruar me kusht nga vendimi i Gjykatës së Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit.
Të gëzuar nga ky fakt kanë dalë të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdimisht brenda këtyre ditëve protestonin për lirimin e tij.
Edhe fytyrat publike kanë ndarë të njejtin gëzim, gjersa disa prej tyre nuk u kursyen as me postime në rrjetet sociale.
Këngëtarja Leonora Jakupi ishte ajo e cila publikoi një fotografi të Haradinajt, në statusin e së cilës shkruante: “Mos ma prek ushtarin tim”.
Gjersa një postim të tillë protestues ka publikuar sot edhe reperi Gold Ag, i cili ka publikuar në Instagram një imazh të Ramush Haradinajt, në mbishkrimin e të cilit ka shkruar: “Prej shkijeve nuk na trembet syni”.
Kjo fotografi ka marrë shumë pëlqime dhe komente mbështetëse nga fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/