Site icon Telegrafi

Gold Ag papritmas e takon Halil Kastratin në Medine

Arian Agushi është një ndër reperët më të ndjekur në këtë zhanër muzikor shqiptar.

Këngëtari që më mirë njihet si Golg Ag, gjithashtu botërisht dihet se është edhe besimtar i devotshëm.

Ai së fundi po qëndron në vendin e shenjtë për religjionin islam, Medine, teksa ka shkuar të kryej Umrën.

Reperi tregon se rastësisht e ka takuar edhe humanistin shqiptar, i cili është shpall edhe prej shumë medieve, njeriu i vitit, Halil Kastratin.

“Kur e don, pa pritë edhe në Medine e takon”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram derisa shihet duke pozuar me Kastratin.

Lexo po ashtu Gold AG publikon fotografi nga klasa e parë, tregon se kishte stil reperi edhe në atë kohë

Ndërkohë, dyshja ka kohë që janë edhe miq të mirë teksa kanë marrë pjesë në shumë aksione humanitare.

Ndryshe, Gold Ag është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version