Reperi i njohur Gold Ag është shumë i pëlqyer, dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Vite më parë ai u bë i njohur edhe për dy këngët e tij “Shqiptar”, të cilat kritikonin ashpër shumë prej fytyrave të njohura publike në vend.
Mesa duket kritikat e reperit për disa prej personazheve publike vazhdojnë ende.
Së fundmi, në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë i ftuar analisti i njohur Kastriot Myftaraj.
Qëndrimet anti myslimane të analistit duket se e kanë prekur vërtet shumë reperin, e cili ka realizuar disa fotografi Myftarajt, duke e deformuar me efektet e aplikacionit SnapChat.
Fotografitë e publikuara, kanë reflektuar me shumë të qeshura tek ndjekësit e tij. /Telegrafi/