Karantimi për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19, rezulton të jetë i dobishëm për disa prej artistëve shqiptarë.
Të paktën për reperin nga Presheva, Gold AG, gjersa bëri të ditur se po punon në librin e tij në të cilin do përfshijë tekstet e këngëve.
Ai ka postuar një shkrim në rrjetin social, Facebook, ku ndër tjerash pretendon të përfundojë këtë vit librin.
“Kjo e ndetmja në shtëpi po ka dobi, kysmet do ta përfundoj librin këtë vit me një pjesë të madhe të teksteve të mia. Histori në vete”, ka shkruar krahas imazhit reperi.
Ndonëse nuk zbuloi më shumë, fansat reaguan me komente të ndryshme krahas këtij postimi.
Gold AG ditë më parë lansoi këngën e re “Epopeja e UÇK-së” dhe u prit shumë mirë nga publiku duke marrë afro 400 mijë shikime në platformën YouTube.
Ai po ashtu ka kurorëzuar dashurinë e tij, të cilën e ka mbajtur larg mediave tash e një kohë. /Telegrafi/