Site icon Telegrafi

Gold Ag nesër e sjell këngën për Medvegjën (Foto)

Gold AG e ka shfaqur shpesh hapur patriotizmin nëpër këngë.

Me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, por është rritur në Prishtinë, dhe u ka kënduar gati të gjitha trevave shqiptare.

Reperi tashmë ka paralajmëruar këngën e re, e cila i dedikohet Kosovës Lindore, përkatësisht Medvegjës.

“Së shpejti. Medvegja”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari, i cili ka treguar se nesër do të publikohet kënga rreth orës 20:00.

Muajin e kaluar artisti që në të vërtetë quhet Arian Agushi, ka sjell këngën “Lidhjet farefisnore”, i cili deri më tani është shikuar rreth 1 milion herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të tjera, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version